Rrjedh celulari Samsung Acme i8910

08/02/2009 02:48


Sipas burimeve nga të cilat vijnë fotografitë (jo aq kualitative) dhe specifikat, Samsung Acme nuk do të jetë edhe aq i lirë.

Kompania Samsung pas modelit Omnia do të tentojë të ofrojë alternativë për të popullarizuarin iPhone me modelin Acme i8910. Sipas fotografive jozyrtare dhe specifikave, celulari duket bukur premtues.

Pos ekranit të ndjeshëm në prekje do të ketë edhe një tast fizik për të bërë thirrje, kamerë me rezolucion prej tetë megapiksela dhe mundësinë e incizimit të video materialeve në formatin high definition (HD) dhe dalje HDMI. Nga teknologjitë pa tela të pranishme do të janë Wi-Fi, 3G e GPS, video do të mund të ndahen me pajisjet kompatibile me DLNA, derisa vet pajisja do të vjen me kapacitet prej 8 e 16 GB.

Çmimi i celularit nuk është i njohur, mirëpo pritet që zyrtarisht të paraqitet në kongresin “Mobile World Congress” i cili fillon më 17 shkurt.

Back

Search site

© Copyright 2009.All rights reserved.Powered by Zbavitu-24or.Ch