ORA kërkon nga institucionet hapa konkretë për të ndaluar shpërnguljen e shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës

07/02/2009 07:49

 

ImagePartia Reformiste ORA u ka sugjeruar institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin hapa konkretë për të ndaluar shpërnguljen e shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës. Sipas kryetares së ORA-s, Teuta Sahatçia, Qeveria duhet të bëjë plane për ta zbrazur veriun e Mitrovicën nga serbët të stacionuar atje, duke i kthyer ata në mjediset e tyre ku kishin jetuar para lufte. Ndërkaq Nysret Maxhera, zyrtar i ORA-s, në Mitrovicë, ka thënë se është e pakuptimtë që edhe pas krijimit të shtetit, banorët e veriut të Mitrovicës vazhdojnë dhe mundohen që vetë ta menaxhojnë situatën atje, ngase nuk e kanë përkrahjen e institucioneve shtetërore. Derisa sipas tij serbët pos përkrahjes se Beogradit, në mënyrë të heshtur po përkrahen edhe nga bashkësia ndërkombëtare. ORA ka përshëndetur Rezolutën për Kosovën që është miratuar në Parlamentin Evropian si edhe nisjen e funksionimit të 2 pikave doganore në veri që po kontrollohen nga EULEX-i.

Back

Search site

© Copyright 2009.All rights reserved.Powered by Zbavitu-24or.Ch