Milan dhe LA Galaxy merren vesh për Beckham

16/02/2009 22:58

David Beckham, Foto: AP
Sipas "SkySport24", avokatët e David Beckham dhe të skuadrës LA Galaxy kanë arritur marrëveshje për prishjen e kontratës me skuadrën nga MLS, ndërsa tani mbetet që Milani të nënshkruajë një marrëveshje me anglezin.

Qëndrimi i Beckhamit te Milani duket gjithnjë më i afërt, pasi që “SkySport24” njofton se dy skuadrat kanë arritur marrëveshje për ta realizuar transferimin.

Mesfushori 33-vjeçar, i cili është i huazuar te Rossonerët deri më 9 mars, vazhdimisht ka përsëritur dëshirën e tij për të qëndruar në San Siro, dhe falë formës së mirë që ka treguar që nga ardhja e tij, drejtuesit Milanit kanë vendosur që ta mbajnë më gjatë.

Tashmë duket se dy skuadrat kanë arritur marrëveshje, ndërsa e vetmja që mbetet për t’u finalizuar është marrëveshja e Beckhamit me Milanin.

Back

Search site

© Copyright 2009.All rights reserved.Powered by Zbavitu-24or.Ch