Bogdanoviq: Beogradi do të zhvillojë negociata vetëm për statusin Kosovës

07/02/2009 07:49

ImageMinistri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka theksuar se Beogradi do të zhvillojë negociata vetëm për statusin Kosovës. Sipas tij Beogradi nuk dëshiron të negociojë me përfaqësues institucionesh, të cilët e kanë shpallur në mënyrë të njëanshme pavarësinë. Bogdanoviqi i ka deklaruar të së përditshmes serbe “Veçernje novosti”, se nuk janë duke u bishtnuar bisedimeve me shqiptarët. Ai ka pretenduar se statusi i Kosovës nuk është final sepse Këshilli i Sigurimit nuk e ka pranuar, Kosovën si shtet, sikurse edhe 2 të tretat e vendeve të botës që nuk e kanë pranuar. Për këtë arsye çështjet e statusit mbesin të hapura. Kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe kryeministri, Hashim Thaçi, pak ditë më parë kanë refuzuar bisedimet për statusin. Ata kanë theksuar se që nga 17 shkurti i vjetëm, Kosova dhe Serbia nuk kanë asgjë të përbashkët. Megjithatë krerët e shtetit nuk i kanë refuzuar bisedimet për çështjet teknike.

Back

Search site

© Copyright 2009.All rights reserved.Powered by Zbavitu-24or.Ch